“Demokracia plus injoranca e popullit, është rruga më e shkurtër drejt despotizmit nëpërmjet demagogjisë.” – Marquis de Condorcet

“Demokracitë kërkojn media të fuqishme, që qeverit të jenë të ndershme.” – Julian Assange

“Mënyra se si përdorim fjalën “Demokraci” dhe “qeveri demokratike” krijon pështjellim shumë të madh. Gjersa këto fjalë të mos jenë përcaktuar shumë qartë dhe ky saktësim të pranohet nga të gjithë, njerëzit do të vazhdojnë të rrojnë me një lëmsh të ngatërruar mendimesh, gjë që u jep shumë dorë abuzimi me demokracinë si term dhe si praktikë zbatuese demagogëve dhe despotëve.” – Tokëvili

“Unë e quaj shtet ku të gjithë dehen me helmin, e të mirave dhe të këqijave: shtet, ku askush nuk di për veten e vet, as të mirët e as të këqijtë: shtet, ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet –“jetë”. – Friedrich Nietzsche

“Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata të cilëve më së shumti iu duhet”. – Lev Tolstoy

““Nëse do ta konsideroni, deri sa të jetoni me njerëz, se ma mirë është të mos qeverisni, e as të jeni nën qeverisjen e dikujtë, mendoj se së shpejti do ta shihni se i forti di sesi të dobëtit t’i shndërrojë në robër.” – Sokrati

“S’ka asgjë më të keqe se sa anarkia; sepse njeriu sipas natyrës nuk është i atillë që të mbahet vetë e që dikush me të mos të udhëheqë. Ata që udhëheqin duhet të jenë jo vetëm profesionalisht të arsimuar por edhe me njeriun duhet të jem mik, e ata me të cilët udhëheqet duhet të jenë jo vetëm të dëgjueshëm por edhe besnik ndaj udhëheqësve”. – Aristokseni

“Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.” – J. Mariq

“Demokracia e vërtetë kurrë s’ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë” – Zhan Zhak Ruso

“Pushteti absolut nuk ka nevojë për rrënjë.” – Napoleoni