Sot 12 vjet ra heroikisht në altarin e lirisë dëshmori VISAR SINANI (1984 – 2007), na përkujton shkrimtari e publicisti, Demir Reshiti, përcjell MekuliPress.
Ja përkujtimi i tij për dëshmorin :
“I tha jetës “Për ty luftoj!”,
i tha vdekjes “Të sfidoj!”
i tha hasmit “Nuk më tremb!”
”Dhe i vdekur, jam në këmbë!”
O madhëri, sa shpejt e mori kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë këtë djalosh sypatrembur që këndonte e luftonte! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtit si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë…
Guximi dhe trimëria e tij na tregoi se ç’vlerë ka Mëmëdheu!
Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton…
Emri i Visarit do të zë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe do të bëhet legjendë e legjendave!
Gjithmonë i përjetshëm në kujtimet e mia!
Me mall e krenari, përfundon shkrimin, Demir Reshiti.