Projektojmë së bashku”, aktiviteti ku janë mbledhur arkitektë, urbanistë e të rinj për të dëgjuar leksionet elektorale të Zdromsit që punon si kryetar bashkie në Tiranë. Zdromsi ka menduar të ballafaqohet me temën më diskredituese për të në fushatë: kullëzimin e Tiranës prej dikujt që edhe e përdorin, por edhe deklaroi moratorium ndërtimesh.

Por siç dihet, demagogjia e tij, ndonëse deri diku efikase pse sintonohet me logon e partisë në pushtet, është bajate deri në neveri. Ndër të tjera Zdromsi tha:

E vetmja gjë që mund të bëjmë është të menaxhojmë rritjen e Tiranës. Nuk e di se çfarë përfaqësoni, por me statistikë edhe në këtë sallë, mbi 90% e juaja është e ardhur në Tiranë, dhe vetëm 10% prej jush janë këtu me stërgjyshër nga Tirana. 

Nëse është ky realiteti, atëherë duhet me u sjellë sipas këtij realiteti. Mos të fillojmë një histeri kolektive për ndërtimet në Tiranë, pasi e dimë fare mirë se në vitet kur Bashkia e Tiranës ishte e paaftë për të dhënë leje ndërtimi, e pamë se çfarë prodhoi.

Njerëzit do të vinin në Tiranë me çdo kusht, por nëse bashkia nuk mban hapin e demografisë, atëherë sigurisht ata do të mbajnë hapin e ambicieve të tyre, duke u përkthyer në ndërtime pa leje.

Gënjeshtra e këtij pisi është e nivelit që ai përfaqëson. Akuza dhe debati për Tiranën nuk është për pallate banimi, por për kullat e të ashtuquajturit “Down Town” për sorollopin e tironsave të kallëpit parafabrikat: gjyshi partizan, nipi denbabadens me 10 apartamente.

Sepse në ato kulla për të cilat ky na tregon se po bëhen se ka zhvillim demografik në të vërtetë nuk blejnë ata pas të cilëve ky fshihet, por të tjerë.

Çmimet e metrit katror në kullat e Tiranës janë për një kategori që do i zinte amnistia fiskale dhe Zdromsi këtë e di shumë mirë.

Ndaj nëse gënjeshtra eci 4 vjet më parë ajo nuk ecën më. Zdromsit duhet t’ia njohim meritën që arrin të shndërrohet në kundërpërsonazh të vetes pse me buzëqeshje xhepisti po do të të mbushë mendjen se lekët e tua i ke harruar në shtëpi, ato nuk t’i ka vjedhur ndonjë…xhepist.

s.zaimi