Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Thomas Delaney, ka thënë që ndeshja ndaj Kosovës është e rëndësishme dhe do të futen për fitore.

Mesfushori i Borussia Dortmundit ishe i pranishëm në konferencë së bashku me trajnerin Age Hareide dhe portierin Kasper Schmeichel. Ai e konfirmoi se skuadra do ta marr seriozisht ndeshjen, duke shtuar se e kupton deklaratën e trajneri që kishte thënë se është ndeshje trajnuese.

“Unë e kuptoj qëndrimin e trajnerit. Mua më pëlqen të luaj e jo të stërvisë. E kuptoj atë që e thotë trajneri. Sepse nuk luajmë shpesh së bashku”.

Ju pëlqen!

“Do ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje dhe do të mundohemi të fitojmë”, deklaroi ai.

Delaney pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Borussia Dortmundin deri më tani.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.