Me një vendim të paprecedent, Këshilli i Qarkut të Kukësit i ka hequr titullin “Nderi i Qarkut” publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton Surroi.

Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur këtë të premte ku kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte ai që këmbëngulte më shumë në marrjen e këtij vendimi. Në një video të publikuar nga Euronews, Gjici thotë se vendimi duhet marrë menjëherë pasi Surroi nuk e meriton këtë nderim.

Por vendimi shkaktoi një valë kritikash në internet duke bërë që të reagojë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e quajti “një lajthitje kolektive dhe tha se shpreson që Prefekti ta rrëzojë këtë vendim”.

Ju pëlqen!

Pas reagimit të Ramës, ndryshoi menjëherë mendim edhe Gjici që me një status në Facebook shkruante se “ky vendim ishte i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës” duke tentuar ta hiqte përgjegjësinë nga vetja, po me pas e ka fshirë komentin.

Pas disa minutave, Gjici ka bërë një tjetër koment ku kërkon falje “për këtë veprim të nxituar nga Këshilli i Qarkut.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!