Del së shpejti “Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja” (botimi i katërt i ripunuar), nga Enis Sulstarova.

“Arratisje nga Lindja” është një ndër tekstet themelore në studimin e oriantalizmit dhe tropeve të tij në kulturën moderne shqiptare. Në një sërë esesh kritike që marrin në studim autorë kyçë të tre shekujve të fundit, si dhe ligjërimin publik në përgjithësi, Sulstarova analizon qasjen ndaj “tjetrit” oriental si tipar bazë të identitetit kulturor shqiptar.

Enis Sulstarova është pedagog në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës. Më parë ka punuar pranë Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Tiranës dhe pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Administrimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” (Durrës). Fushat e tij studimore janë nacionalizmi, sociologjia politike, politikat e identitetit dhe qytetaria. Ai është autor edhe i këtyre librave: “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera” (2003, 2015); “Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj (2010)”; “Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006 (2012)”; ‘“Islamizëm do të thotë Lindje”: Rrë¬mi i kombit, Evropës dhe islamit në ligjërimin publik dhe në tekstet shkollore të historisë (2016)’; “Hegjemonia Kombëtare: Studime dhe artikuj” (2017).

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...