25 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.

MSh’ja ka njoftuar se këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë mostrave.

Ju pëlqen!

Raste të vdekjeve s’janë regjistruar, derisa janë shëruar nëntë pacientë.

Aktualisht, janë 445 raste aktive.

“Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./Express

 

 

Lexo po ashtu:  Në Kosovë ka ndodhur ndryshimi. Kthim prapa s’ka.
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!