Në Novi Sad të Vojvodinës është mbajtur i ashtuquajturi samit tripalësh mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga ky takim, që organizohet nga Serbia, vend që po i njihet statusi i liderit rajonal, ka dalë lajmi se të tre liderët kanë rënë dakord që të krijohet një minishengen ballkanik.

Ne nuk mund të jemi peng i të shkuarës dhe as i mosdakortësive të tashme, por duhet të bëjmë gjithçka që fëmijët tanë të kenë të drejtë të jetojnë në një Ballkan të paqtë, ku nuk jetojnë qytetarë të dorës së dytë dhe se vendet tona nuk janë territore eksperimental. Kemi rënë dakord që të takohemi sërish në Ohër, ku nuk do të jemi vetëm ne të tre por do të ftohen të gjithë vendet e Ballkanit dhe nuk ka asnjë veto për asnjë vend.

Deri tani qytetarët e vendeve ballkanike iu është dashur të qëndrojnë 26 milion orë pritje në vit për të kaluar nga njëri kufi në tjetrin dhe se kostua e këtyre pengesave ka qënë 5 fish më e lartë. Historia nuk duhet të taksojë të ardhmen tonë, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.

Nga ana e vet presidenti serb, Vuçiç ka folur për një treg të përbashkët pikërisht pse Serbia është lojtari kryesor ekonomik që përfiton më shumë në këtë kuadër. Por marketimi kryesor nga takimi ka qenë e ashtuquajtura lëvize e lirë. Kjo është thjesht dhe pastër një gënjeshtër. Qytetarët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me kartë identiteti, drejt Kosovës po ashtu, ndërkohë që drejt Serbisë thjesht me pasaportë. 

Qytetarët e Kosovës udhëtojnë drejt Serbisë dhe Maqedonisë vetëm ma kartë identiteti.

Pra çfarë liberalizimi është bërë në këtë rast?

Është e qartë se samiti i Vojvodinës është asgjë më shumë sesa një artificë për të kompencuar Jo-në e pritshme të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të vazhduar një projekt të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor që nisi me Konfererëncën e Berlinit. Për aq sa i takon Shqipërisë, këto lëvizje nuk sqarojnë në terma konkretë se çfarë fitohet realisht, përpos faktit se z. Rama, që projektoi veten si lider rajonal, u katandis në dikë që thjesht do të jetë në lojë duke marrë pjesë në çdo takim.

Nga ana tjetër, Tirana zyrtare ka një problem me Kosovën. Zoti Rama ka deklaruar se ka marrë garancinë se në takimin e Ohrit, Kosova do të jetë pjesë dhe se për këtë ka marrë garanci nga Serbia. Është e qartë se z. Rama nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të Kosovës dhe për Kosovën. Më tej akoma, kandidati kryesor për Kryeministër, Albin Kurti ka folur për reciprocitet nga Serbia dhe ka përmendur faktin se Serbia nuk njeh pasaportën e Kosovës. Si do të jetë atëherë prezente Kosova në adetet ku merr pjesë z. Rama e ku nuk dihet se çfarë po ndodh?

Kosova ka një ndarje politike mes Presidentit dhe fituesit të zgjedhjeve, por Shqiëpria zyrtare do të bënte mirë të mos e përdorte një gjë të tillë. Thënë shkurt: Takimi i Vojvodinës i shërben vetëm Serbisë dhe Shqipëria aty është dekori i një përpjekjeje diplomatike që pas eufemizmave të bukur fsheh agjenda që pakkush i njeh.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]