DEKLARATE PER MEDIAT

Ministri i Brendshëm ka fyer sot publikisht portalin JOQ, i cili ka publikuar një videoklip, të marrë nga faqja në Facebook “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare”, ku shihen persona të veshur civilë, që fusin në mjediset e brendshme të Ministrisë, nga një prej dyerve të pasme, qese me ushqime dhe batanije.
Pas këtij denoncimi, ministri i ka quajtur “pisa pa nder dhe dinjitet, që kanë publikuar një mashtrim të ulët”. Më tej ministri ka bërë disa gafa të rënda, përveçse cilësime thellësisht jo etike.

Ministri thotë se ato që shihen në video janë prova materiale që i janë kapur “një hajduti si puna juaj”. E para, ushtaraku i improvizuar si ministër i Brendshëm, duhej ta kishte mësuar tashmë, se askush nuk është fajtor, pra nuk mund të shpallet “hajdut” pa një vendim të formës së prerë nga Gjykata. Nuk na rezulton të ketë një vendim të tillë për “hajdutin” të cilit i janë kapur ato ushqime e batanije, aq më pak për administratorët e faqes JOQ apo aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

E dyta, nëse ato “prova materiale” po i administron SHÇBA (Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave), kjo do të thotë se “hajduti” i dyshuar është funksionar i Ministrisë së Brendshme, pra vartës i Lleshit, sepse funksioni i SHÇBA është ekskluzivisht hetimi i shkeljeve ligjore të kryera nga punonjësit e policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Me këtë deklarim, në vend që ta përgënjeshtrojë lajmin, ministri i Brendshëm e ka konfirmuar! “Hajduti” është brenda rradhëve të tij! Me këtë rast, Ministria e Brendshme e ka detyrim ligjor të informojë publikun mbi emrin e “hajdutit”, funksionin e tij dhe detajet e tjera të çështjes.

Së fundi, pa asnjë sqarim paraprak, sot është thirrur për t’u pyetur një prej aktivisteve tona. Këtë veprim të policisë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron shantazh, në vazhdën e shantazheve të shtuara nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, ndaj fjalës së lirë, ndaj portaleve të pavarura e deri tek profilet personale në Facebook.

AMT e siguron ministrin e Brendshëm se asnjë shantazh e fyerje nuk do t’i bëjë aktivistët në mbrotje të Teatrit të heqin dorë nga kauza e tyre.
Përkundrazi, ky sulm i paprecedent, na e shton më shumë kurajën dhe vendosmërinë për të mbrojtur, jo vetëm trashëgiminë kombëtare nga shkatërrimi, pronën publike nga grabitja, ligjin dhe Kushtetutën e vendit nga shkelja me të dy këmbët, por vetë demokracinë nga klika kriminale në pushtet!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...