E di se dhemb, por më duhet të ta them…

Është e mrekullueshme se si je e gatshme të japësh çdo gjë nga vetja në marrëdhëniet e tua me njerëzit. Është i pabesueshëm fakti se bujaria jote kurrë nuk zvogëlohet, edhe pasi je lënduar herë pas here.

Nuk ka shumë nga ata që kanë kurajon për të bërë një hap të verbër besimi për dashurinë, sepse kanë shumë frikë nga dhimbja.

Ti je përpjekur gjithmonë për të parë më të mirën tek secili që takon. As detaji më i vogël nuk i shpëton syrit tënd.

Ti je e gatshme t’i sjellësh në vëmendjen tënde dhe të kujdesesh për të gjithë ata që ndihen të lënë mënjanë. Pa pasur rëndësi se sa të meta kanë ato, ti je gjithnjë e gatshme t’i pranosh.

Je e gatshme për të marrë përsipër barrën e shërimit të atyre që janë të humbur dhe të vrarë në shpirt, sepse ti beson se ata me të vërtetë mund të shërohen, por është ky besim i yti ai që të bën një objektiv të lehtë për të tjerët.

Gjithmonë do të ketë njerëz që do të të vihen kundër pa marrë parasysh se sa ke bërë për ta.

Ti u jep atyre gjithçka që ke dhe atë gjithçka do të ta kthejnë të vrarë e të thyer. Ata do të marrin gjithçka prej teje derisa ti të mbetesh një guaskë bosh.

Ata do të përpiqen që të të thyejnë në po atë mënyrë që bota i ka thyer ata.

Do të jepja çdo gjë që kam që të mundja të thoja me plot besim se nëse mbetesh ai njeri i dhembshur që je, bota do të të japë një lloj dashurie që do të të bëjë të ndihesh si një mbretëreshë.

Por nuk dua të të jap shpresa të tilla të rrema si kjo. Bota është e mbushur me shpirtra monstruozë që nuk kujdesen për të tjerët. Ti je bujare ndaj një gabimi dhe kështu nuk do të refuzosh që të mos falësh edhe të tjerë.

Por kjo do të thotë se para tyre ti je si një pre e pafuqishme. Do të duhet të lëndohesh disa herë, përpara se të gjesh atë që është i duhuri për ty.

Do të njohësh dhe do të biesh në dashuri me disa meshkuj të cilët do të përpiqen që të të manipulojnë, duke të bërë të mendosh se tek ti ka diçka që nuk shkon.

Ata do të luajnë rolin e viktimës në rastin më të parë dhe do të bëjnë të ndihesh tmerrësisht keq.

Këta njerëz do të të rrotullojnë me gishtat e tyre dhe do të të mbajnë të varur me premtimet se do të bëhen më të mirë.

Por e gjithë ajo çfarë do të merrni janë disa copëza dashurie dhe keqardhjeje përpara se ata të bëhën të urryeshëm sërish.

Kuptojeni se asnjë nga këto meshkuj nuk do të shndërrohet në të dashurin të cilin ke kërkuar gjatë gjithë jetës. Ata do të sillen sikur meritojnë të gjitha të mirat prej teje dhe për shkak se ti kujdesesh për të tjerët gjithmonë, ti do t’u japësh atyre çdo gjë që ata kërkojnë.

Por asnjë prej tyre as që do ta marrë mundimin që të qëndrojë në jetën tënde përgjithmonë. Nuk do të jenë aty kur ti të kesh nevojë. Do të shkojnë dhe të vijnë sa herë të duan, sepse ata të duan për aq kohë sa kanë interes që të të kenë.

Do të jetë e lehtë të ndjeni për ta, sepse ata do të të thonë gjëra të bukura që do të të tërheqin si bletën në mjaltë.

Ata do të të mbulojnë me komplimente të ëmbla, por të rreme dhe çdo fjalë që ata do të thonë do të nxitet nga ndonjë motiv tjetër që është i dëmshëm për ty.

Ata do të bënin çdo gjë që të të bëjnë ty që t’i duash. Ata do të të detyrojnë të besosh se kanë rënë në dashuri kokë e këmbë me ty, por të themi të vërtetën, ata thjesht po kërkojnë që ti t’u japësh çdo gjë që ata duan.

Ata nuk munden dhe nuk do të ta japin atë ndjenjën paqësore që po kërkon, ata thjesht do të të stresojnë dhe do të të bëjnë të ndihesh çdo ditë e më shumë e pasigurt.

Nuk është e lehtë të jesh personi që je!

Do të duket sikur nuk përfiton asgjë nga të qenit të mira me të tjerët. Por qëndro e fortë dhe këmbëngulëse. Kur e gjithë kjo të ketë përfunduar, do të jesh ti fituesja.

Ata që të lëndojnë dhe janë të gatshëm për të ta kthyer shpinën, janë ata që do të përfundojnë me humbje më të mëdha nga sa mund ta kishe menduar.

Do të vijë një kohë kur do të takosh një person i cili do të jetë shpërblimi yt përfundimtar. Ai do të eklipsojë të gjithë këta njerëz të tmerrshëm që të kanë lënduar aq shumë.

Ti do të mësosh se çfarë do të thotë me të vërtetë dashuria dhe më në fund do të marrësh të gjitha gjërat e mrekullueshme që universi ka ruajtur për ty.

Mund të mos jesh e përkryer, por ti je e butë dhe e dhembshur dhe ke bërë më të mirën që mund të bëje, që njerëzit që të rrethojnë të rriten në versionet më të mira të vetes së tyre.

Vazhdo t’i tregosh vetes se je e bukur, sepse kjo është e vërteta. Mos lejo që ata të shkatërrojnë gjithçka që ke punuar kaq shumë për ta ndërtuar. Kurrë mos lejo që ata të zbehin dashurinë që ke për veten tënde.

Mos harro se je e mrekullueshme dhe sigurisht, atëherë kur më pak e pret, do të marrësh dashurinë që e meriton.

www.mekulipress.com