Për testuesit beta përditësimi i fundit peshon vetëm 144.2MB dhe sjell me vete përditësimin e sigurisë së muajit Dhjetor. Versioni i Android ka numrin N97*FXXU1BSL7.

Debuton Android për Galaxy Note 10

Dy javë pasi Galaxy S10 mori versionin stabil të Android 10 në formën e OneUI 2.0, është momenti që edhe Galaxy Note 10 dhe Note 10+ të marrë versionin e fundit të sistemit operativ mobil më popullor në botë.

Sipas një raporti të SamMobile, dy flagshipët e Samsung prezantuar në muajin Gusht kanë filluar të marrin përditësimin në Gjermani edhe pse debutimi është i limituar.

Ju pëlqen!

Versioni stabil vjen pasi Android 10 u testua në pesë raunde beta me një numër të kufizuar përdoruesish.

Samsung aktualisht po dërgon përditësimin final vetëm për testuesit beta dhe përveç SamMobile, lajmin e kanë konfirmuar edhe disa përdorues të rrjetit social Reddit.

Për testuesit beta përditësimi i fundit peshon vetëm 144.2MB dhe sjell me vete përditësimin e sigurisë së muajit Dhjetor. Versioni i Android ka numrin N97*FXXU1BSL7.

Për parë nëse Android 10 është i disponueshëm për telefonin tuaj duhet të shkoni në menunë Settings dhe seksionin Software Update. Debutimi ndërkombëtar i përditësimit pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!