Kristè Coli:
Ibrahim Kelmendi! Sa mirë i ke krahasu keto tri religjionet Abrahamike, por e ke “harru” atë ma të renë dhe ma të tmerrshmen, etapën e ATEIZMIT, që për nga koha ua kalonë që të dyjave!
Dallimi tjetër ashtë: krishtenizmi e ka përfundu ndikimin me dhunë me Renesancën, per dallim nga islamizmi dhe ateizmi (komunizmi)!!!

Ibrahim Kelmendi:
Rëndom, kemi një mori qasjesh për analizimin/krahasimin e dogmava fetare, kemi edhe mënyrat e ndryshme të praktikimit të tyre gjatë shekujve dhe pasoja e tyre.
Ta zëmë, unë mendoj se ata individ që deklarohen myslimanë, por nuk praktikojnë dhunë ndaj jo-myslimanëve, që janë paqësorë e të mirësjellshëm, që nuk i luten Allahu 5 herë në ditë, etj., nuk janë myslimanë, por simulantë. Që i bie, ta zëmë Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe soji i tyre, kokorisin gjithë ditën se janë demokratë, por në fakt nuk janë! Ata janë autoritarë kriminelë. Pra, njerëzit përgjithësisht nuk janë çfarë dklarojnë për veten e tyre, por çfarë janë me të vërtet. Ngjashëm vlen edhe për kristianin. Nëse ai nuk e zbaton urdhrin për ta vra me gurë në shesh publikë vajzën e fejuar, që ka bëë seks para martese, nuk është kristian, por është simulant që deklaroht si shkak i inercionit dhe traditës.
Nëse i kemi për bazë kriterët dogmatike të religjioneve abrahamike, atëherë mund të spekulojmë që rreth 99 % e atyre që deklarohen si pjesëtarë të religjioneve të tyre, nuk janë as myslimanë, nuk janë as kristianë. Fatmirësisht. Por, fatkeqëisht, duke mos qenë në gjendje të çlirohen krejtësisht, po ua zgjatin jetën religjioneve, edhe pse moti e kanë pas kohën për të qenë vetëm rekuizite muzeale.

Krishterimi i praktikuar tani vetëm në Europë Perëndimore dhe Amerikë Veriore është paqësor, por nuk është edhe në Amerikë latine, në Afrikë, në Rusi dhe gjetiu.
Edh Islami nuk është gjithandej i dhunshëm. Kam qenë njëherë në Malajzi dhe atje myslimanët me kanë ngja paqësorë. Jam surprizuar qysh në aeroport, jo vetëm për modernitet, pastërti e rregull, por edhe se pothuajse vetëm gra na kontrollonin pasaportat. Kishin uniformë sharmante. Fatkeqësisht edh shami, por jo nga ato që i shëmtojnë. Të gjitha mirëprisnin turistët me buzëqeshje simpatike. Nga ky këndëvështrim, aty nuk ishin myslimane dhe atje nuk kishte Islam të vërtet, por një përshtatje goxha njerëzore, racionale.
Edhe në Kosovë, për shkak se as 2 % të atyre që janë deklaruar gjatë regjistrimit për myslimanë nuk janë myslimanë, kemi myslimënë deklarativ, që nuk janë praktikues. Prandaj kemi qetësi, paqe dhe mirësjellje. Por, ai 2 % për momentin janë vetëm zhurmues, ndërsa pritet të bëhen agresivë, sapo të agravon indoktrimi i tyre deri në përmasë sa të ndihen xhihadistë, siç i detyron Kurani të gjithë myslimanët.
Diktaturat e ateistëve ishin diktatura e ateistëve që nuk janë dominuar nga përcaktimi për të prit ndërgjegjësimin evolutiv të njerëzve për drejtësi sociale, por kanë ushtruar dhunë për të imponuar ndryshimin e menjëhershëm, revolucionar.

Duhet të diskutohet, nëse është me njerëzore të përdorët dhunë kundër Familjes Trump, që ka vënë gjithë atë pasuri përmes krimit, duke ua konfiskuar pasurinë për t’ua shpërnda miliona amerikanëve që janë të goditur nga urija, apo duhet të pritet ndërgjegjësimi i tyre evolutiv, që të pranojnë të kenë vetëm aq sa mund të fiton njeriu me punë të tij. Unë jam për përdorim të dhunës kundër kriminelëve, siç përdorët dhe kundër secilit plaçkitës ordinerë që plaçkit shtëpitë, bankat, njerëzit.
Marionetave sulltani u dhuronte krahina të tera dhe mileti i quante ata bejlerë. Kur ka ndodh çlirimi, është dashtë të pritet ndërgjegjësimi i tyre që të thonë “nuk na takojnë dhjetra mijë hektarë tokë e fshatarëve asnjë pëllembë”, apo është dashtë t’u merret me dhunë për hir të reformës agrare, duk ua dhuruar atyre që do ta punonin?
Duhet të presim isa mustafët, hashim thaçët, behxhet pacollët, ramush haradinët, fatmirë limët dhe pinollët e tyre, të ndërgjegjësohen që ta kthejnë pasurinë që kanë vënë përmes grabitjes kriminale, apo duhet t’u merret me dhunë?
Duhet të pritet kleri mysliman të ndërgjegjësohet për të mos na shurdhua me zhurmë të ezanit, duke na e cenuar edhe sovranitetin e lirinë etnike me arabishte e tyre agresive, apo duhet të përdorët dhunë që t’u ndalohet ai agresivitet?
Pra, janë çështje që duhet të anlizohen, nëse dhuna kundër bejlerëve, kundër kapitalistëve, kundër klerikëve parazitë e dhunues shpirtërorë dhe të tjerëve, është nevojë racionale, apo dhunë irracionale?
E di Ti që tani secili prind detyrohet të dërgon fëmijët në shkollë. Nëse refuzon fillimisht dënohet për kundërvatje me të holla. Por, nëse prapë nuk i dërgon, përdorët dhunë, ndoshta deri në nivel sa prindi të burgosët dhe fëmija t’i merret që të përkujdeset institucioni përkatës. E vlerëson racionale këtë detyrim e dhunë? Ka nga ata fëmijë që nuk dëshirojnë të shkojnë në shkollë, por detyrohen. A ështe detyrimi ndaj tyre racional apo irracional?
Unë arsytoj dikaturën e Enver Hoxhës deri ta zëmë viti 1975, që t’i shkollon edhe me dhunë analfabetët, që të imponon reformë agrare duke shpronësuar nejlerët e kulakët kriminelë, që t’i detyron të gjithë të punojnë për të fituar bukën e tyre me punë të tyre, por në vitet e 1970-ta është dashtë të bindet se duhet demokratizim racional. Sidomos kur është konfrontuar me Paktin e Varshavës, është dashtë të manovron që të bëht aleat me Perëndimin, duke e kuptuar realititetin fatkeq, se nuk ka kapacitet të sfidon botën kriminale kapitaliste pseudo demokratike.
E vlerësoj edhe dhunën kundër klerit të religjioneve në Shqipëri, sepse ata si të tillë janë kriminelë. Ta zëmë, përse duhet një prift apo hoxhë të jeton si parazitë, edhe pse nuk e ka për obligim t’i lutet zotit më shumë se viktimat e tij? Perse duhet të tolerohen ata të predikojnë urrejtje e armiqësi kundër të tjerëve, duke shpallë vetëm besimtarët e religjionit të tyre si „popull hyjnor“. Rligjionët me dhunë janë imponuar, fatkeqësisht dhuna i asgjason. Përndyrshe, duhet të vuajmë gjatë, duke duruar barbaritë e tyre…
Sasia e shifrave si argument për sisteme nuk është tregues racional. Përndyrshe, nëse do të karahasonim shiftat aktuale të të burgosurëve në USA dhe Kinë, do nxjerrnim përfundime të gabuara. USA ka 2.145.100 të burgosur, që i bie 655 të burgosur për 100 mijë banorë. Kina ka 1.649.804 të burgosur, përkatësisht 118 të burgosu në 100 mijë banorë. Gati 6 herë më pak…
Të mjafojnë këto sqarime?
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.