Para fillimit të një konferencë të përbashkët mes ministrit federal gjerman Heiko Maas dhe atij rus Sergej Lavrov u zhvillua një debat e ashpër mes tyre mbi të drejtat e gazetarëve dhe respektimin e mendimit të lirë. Shkak i këtij debati ishte kritika e hapur gjermane mbi arrestimin e gazetarit të „Deutsche Welle“ nga autoritetet ruse, ngase ai raportonte mbi dhunën ndaj opozitës në Moskë! Në anën tjetër Lavrov tha se edhe BE i kufizonte median proruse si „Russia Today“ dhe televizionin publik rus.

Faktikisht temë e takimit mes dy ministrave ishte konflikti i bllokuar në lindje të Ukrainës. Maas insistoi në një takim të ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, të mbajtur nën ndërmjetësimin gjermano-francez, një mënyrë që të kthehej në rrugën e duhur përpjekja për paqe. “Nuk duhet të ketë viktima të reja në këtë luftë,” tha ai.

Por gjatë bisedimeve u hapën edhe tema të tjera siç ishte edhe liria e shprehjes.

Burimi: dpa
MekuliPress