Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar dhe drejtuar sot një konferencë me 40 vende të ndryshme me synim armatosjen e Ukrainës. Konferenca është zhvilluar në bazën ajrore amerikane të Ramstein në Gjermani, një sinjal ky që tregon ndryshime të mëdha në mjedisin e sigurisë në kontinent. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se synimi është që të ndihmohet Ukraina të fitojë kundër një invazioni të padrejtë të Rusisë. Por edhe për të mundësuar që Ukraina të ndërtojë një mbrojtje efektive për të nesërmen.

“Ukraina ka bërë një punë të mrekullueshme për të mbrojtur sovranitetin e vet. Putin nuk e ka imagjinuar kurrë se bota do të tubohej pas Ukrainës kaq shpejt”, ka thënë Austin.

Sipas tij, tërheqja e rusëve nga Kievi, tregon se lufta ka hyrë në një fazë të re teksa ka cilësuar “humbjen e rusëve në Kiev”.

Ju pëlqen!

Një tjetër lajm që ka rëndësi është fakti se konferenca ka konfirmuar se Gjermania do të dërgojë armë në Ukrainë, madje tanke, por edhe njësi anti-tanke “Gepard”. Kriza ka mbyllur kështu kapitullin e fundit të paqes së Jaltës e që ishte një Gjermani neutrale dhe e çarmatosur, përderisa tashmë Perëndimi ka autorizuar që Berlini të përfshihet në lojëra të tilla, pavarësisht se historia e Europës e ngarkon Gjermaninë jo vetëm me përgjegjësinë e dy luftërave botërore, por edhe me instalimin e kulturës së militarizimit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.