James Woods raportohet se është fejuar me të dashurën e tij 42 vite më të vogël, Sara Miller teksa u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Kaliforni.

Në gishtin e shkrimtares 32-vjeçare u vu re një unazë me diamant teksa ecnin dorë për dore duke nxitur thashethemet se marrëdhënia e çiftit ka kaluar në një tjetër nivel.

Aktori la të nënkuptohej se do fejohej në muajin prill teksa publikoi një foto të partneres në rrjetet sociale dhe shkroi: “Jeta është një bekim.”

Aktori më parë ka qenë i martuar dy here, me Kathryn Morrison nga viti 1980 deri në 1983 dhe Sarah Owen nga 1989 deri në 1990.

Nuk dihet kur çifti filloi lidhjen, por James postoi për herë të parë foto me Sarën në Instagram-in e tij në vitin 2016 dhe morën pjesë së bashku në Writers Guild Awards në 2017.