Në Londër jeton një grua që shkon çdo ditë në metro dhe qëndron e ulur në platformë, vetëm për të dëgjuar njoftimin e regjistruar nga i shoqi i saj në vitin e largët 1950. Margaret McCollum, pasi bashkëshorti Oswald Laurence vdiqulet në stol dhe pret të dëgjojë atë regjistrim që është bërë një nga më të famshmit “Mind the gap” (kujdes hapësirën midis trenit dhe bankinës) në Londër.

Në vitin 2003 i shoqi, Oswald, vdiq duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e Margaret. Kështu që nga ai moment, Margaret gjeti një mënyrë për ta ndjerë më afër praninë e tij. Por brenda natës, pas më shumë se gjysmë shekulli, ai zë u zëvendësua nga një regjistrim tjetëelektronik, i ftohtë dhe bosh.

E tronditur se nuk po dëgjonte më zërin e bashkëshortit të ndjerë, Margaret aplikoi për atë kasetë në kompaninë e transportit nëntokësor të Londrës, për të vazhduar të dëgjonte zërin e burrit të saj në shtëpinë e saj. Por, pasi mësoi historinë emocionuese, kompania vendosi ta rikthejë njoftimin në të vetmen ndalesë pranë shtëpisë ku jeton gruaja, pikërisht në stacionin e Embankment të Linjës Veriore, ku sot të gjithë pasagjerët mund të dëgjojnë zërin e Oswald Laurence dhe të mendojnë se dashuria e përjetshme ekziston vërtet.