Video e bërë në një restorant luksoz në Dubai ku shfaqen ministra dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare duke darkuar, ka sjellë edhe reagimin e gazetarit të pushtetit, Dritan Hila.

Hila mendon ndryshe nga shumë shqiptarë që në rrjetet sociale kanë shprehur zemëratën, madje disa kanë bërë edhe thirrje për protesta. Gazetari thotë se kjo është një “spirrë fejsbuksish”, ndërsa justifikon delegacionin duke thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk mund të hajë “sufllaqe apo doner” gjatë vizitave, transmeton e pavarura MekuliPress.com

Reagimi i plotë:

Ju pëlqen!

Prisni qe delegacionet zyrtare te hane suvllaqe ose doner me vetesherbim ne vizitat qe bejne?!

Besoni qe Berisha dhe Meta kane marre djathe e sallam me vete per te shtruar darkat zyrtare ne vizitat jashte?

Kujtoni se Luli neser ne pushtet do filloje te haje sandëich?

Ju duket cool te hash mish tek Nusreti?

Ju çudit prania e biznesmeneve ne delegacionet zyrtare kur flitet per investime?

Mendoni se duhet te flene ne motele autogrilli pa kondicioner?

Mendoni qe keta qe ulerijne per darken tek Nusreti nuk mendojne te shkojne sapo ti jepet mundesia?!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.