Ndonëse nën presionin e drejtëpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara opozita mbajti protestën e 8 kombëtare para kryeministrisë ku sërish dominuan flamujt e PD dhe ata të Gjermanisë.

Në protestë nuk munguan parrullat falenderuese për gazetarin e Bild, Peter Tiede, i cili nxori përgjimet e Dakos me Avdylajt. Vetë Basha theksoi mbështetjen që opozita ka nga Berlini për largimin e Edi Ramës.

Kryetari i PD ia njohu protestave të opozitës meritën për anullimin e datës së zgjedhjeve, por gjithsesi e quajti një hap të parë dhe të vogël për largimin e Edi Ramës, duke thënë se beteja për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme do të vazhdojë.

Ju pëlqen!

Me shumë gjasë kjo betejë do të vazhdojë me të tjera përgjime që pritet të bëhen publike. Vetë Basha e la të nënkuptohet këtë gjë pasi përmendi të tjerë emra si Ymer Lala apo Damian Gjiknuri të cilët përflitet se janë të përfshirë në biseda për zgjedhjet e 2017 së bashku me kryeministrin.

Por, gjithnjë por, MekuliPress garanton se flamujtë e huaj, sikurse kjo e Gjermanise dhe te SHBA-së, nuk do ta shfarosin korrupsionin dhe nepotizmin në Shqipëri.
Dihet botërisht se si udhëhoqi qeveria e Sali Berishës shtetin shqiptar: Nën pushtetin e tij u rrënua sistemi i drejtesisë, i ekonomsë, sistemi arsimor dhe vet diplomacia shqiptare u gjunjëzua para falmujve të huaj, e poashtu kapituloj edhe para flamurit Jugosllav e atij grek. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!