Danaj: Britania e Madhe, Franca dhe Rusia duhet të kërkojnë falje për Traktatin e fshehtë të Londrës 1915

Koço Danaj

Kam lexuar me dhjetra dhe qindra mesazhe lidhur me vitin e ri 2015. Mesazhe nga me laiket deri tek me fetaret. I respektoj te gjithë dhe ju uroj mbarësi. Por…viti 2015 është 100 vjetori i vitit 1915. Dhe viti 1915 është viti i coptimit total të kombit shqiptar nga ajo që në historiografi konsiderohet Traktati I fshehtë I Londrës.
Ky traktat I nënshkruar nga Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, me qëllim që të përfshinte edhe Italinë në Luftë përkrah tyre, vendosi ta coptojë përfundimisht teritorin shqiptar që kishte mbetur nga Londra famëkeqe 1913. Vendosi që Vlorën me rrethina tja jepte Italisë, Pjesën tjetër të jugut tja jepte Greqisë, Teritorin mbi Shkumbin tja jepte Sërbisë. Dhe vetëm në teritorin Tiranë-Elbasan të lejonte një “shtet musliman” të qeverisur nga Esat Toptani.
Sot pas 100 vjetësh, askush nuk ka kërkuar falje për këtë akt makabër, as Italia, as Britania e Madhe, as Franca dhe as Rusia. Por as politika shqiptare nuk ka ndërmënd tju kërkojë detyrimin e faljes. As një pjesë e konsiderueshme intelektualësh që vetëm origjinën kanë shqiptare, nuk kanë ndërmënd ta bëjnë një gjë të tillë. Ata të “shkretët” numurojnë vitet që ju kanë mbetur dhe “vestalet” që mund ti ngushëllojnë. Këtë nuk mund ta bëjnë as ata intelektualë të rinj në moshë të cilët të ardhmen e tyre dhe kombit të tyre ja kanë lënë në dorë “qiellit dhe Zotit”
Atëhere, këtë duhet ta bëjnë ata shqiptarë, që nuk janë hipokritë ndaj kombit të tyre. Pavarsisht se në cfarë parti politike bëjnë pjesë. Kombi është mbi Partitë. Ata duhet të kërkojnë që Fuqitë e Mëdha që nënshkruan Traktatin famëkeq të Londrës, gjatë 2015 duhet ti kërkojnë jo thjesht falje kombit shqiptar, por këtë duhet ta shoqërojnë me të drejtën e tij për bashkim kombëtar.
Dr.Koco Danaj

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...