Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian janë publikuar edhe pamjet nga fillimi i takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarin sllovak Miroslav Lajcak.

Në këto pamje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shihet që ka me vete një numër të konsiderueshëm të dokumenteve me vete, sikurse edhe dy zyrtarët e lartë të BE-së.

Në këtë takim do të diskutohet për Aneksin e Implementimit, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ju pëlqen!

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pa u arritur pajtim për Aneksin s’mund të ketë një dokument përfundimtar dhe rrjedhimisht s’mund të ketë as marrëveshje.

Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

Lexo po ashtu:  Çfarë thonë në Moskë dhe Beograd për “Ballkanin e kapur”: Një njoftim i agjensisë zyrtare ruse të lajmeve dhe një pohim i profesor Prorokoviç
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!