Të gjithë mund të pajtohemi se frika nga vdekja është frika më themelore me të cilën përballen të gjithë njerëzit në jetën e tyre. Ne mund të përpiqemi të harrojmë pasigurinë tonë për atë që ndodh në jetën e përtejme, por frika është gjithnjë e pranishme, gjithnjë nën sipërfaqe. Çfarë duhet të thonë Budistët në lidhje me këtë ngjarje krejtësisht të natyrshme, por në dukje të padëshirueshme, në të cilën mbaron e gjithë jeta njerëzore?  Ne gjetëm një fragment të rrallë të një prej fjalimeve të Dalai Lamas nga viti 1994, ku ai ndan perspektivën e tij mbi atë që ndodh kur vdes njeriu.

Ai e ofron një këshillë praktike mbi atë se si ta jetojmë një jetë të virtytshme për tu përgatitur për gjykimin e fundit:

“Si Budist, unë e shoh vdekjen si një proces normal, një realitet që unë e pranoj se do të ndodhë për sa kohë që unë qëndroj në këtë ekzistencë tokësore. Duke e ditur se nuk mund t’i shpëtoj dot, nuk shoh asnjë pikë shqetësimi për këtë. Unë jam i prire të mendoj se vdekja është si të ndryshosh rrobat kur ato janë të vjetra dhe dëmtuara, se fundi i fundit megjithatë vdekja është e paparashikueshme.

“Ne nuk e dimë kur ose si do të ndodhë, kështu, është e arsyeshme vetëm të marrim masa paraprake para se të ndodhë në të vërtetë “Procesi i vdekjes fillon me shpërbërjen e elementeve brenda trupit Ai ka tetë faza, duke filluar me shpërbërjen e elementit të tokës, pastaj elementët e zjarrit të ujit dhe erës. Ngjyrat: shfaqja e një pamje të bardhë, shtimi i elementit të kuq, e zeza kur jemi afër arritjes dhe më në fund, drita e pastërt e vdekjes.

“Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar vdekjes, është njësoj si të përpiqesh të shpëtosh nga katër male të mëdha duke prekur qiellin. Nuk ka shpëtim nga këto katër male të lindjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes.

“Plakja shkatërron rininë, sëmundja shkatërron shëndetin, degjenerimi i jetës shkatërron të gjitha cilësitë e shkëlqyera dhe vdekja shkatërron jetën. Edhe nëse jeni një vrapues i shkëlqyeshëm, nuk mund të shpëtoni nga vdekja. Ju nuk mund ta ndaloni vdekjen me pasurinë tuaj, përmes shfaqjeve tuaja magjike ose recitimit të mantras apo edhe ilaçeve, prandaj është gjë e mençur të përgatiteni për vdekjen tuaj.

“Nga një këndvështrim Budist, përvoja aktuale e vdekjes është shumë e rëndësishme. Edhe pse si ose ku  do të rilindemi në përgjithësi varet nga forcat karmike, gjendja jonë e mendjes në kohën e vdekjes mund të ndikojë në cilësinë e rilindjes tonë të radhës, pra në momentin e vdekjes, përkundër larmisë së madhe të karmave që kemi grumbulluar, nëse bëjmë  një përpjekje të veçantë për të gjeneruar një mendje të virtytshme ne mund të forcojmë dhe aktivizojmë një karma virtuoze dhe kështu të sjellim një rilindje të lumtur.”

Duke ditur procesin e vdekjes, si ta jetoni jetën tuaj?

Në një pjesë të mëvonshme të prezantimit, Dalai Lama tregon se si t’i përdorim këto njohuri për të jetuar një jetë të virtytshme:

“Ne nuk mund të shpresojmë të vdesim paqësisht nëse jeta jonë ka qenë e mbushur me dhunë, ose nëse mendjet tona janë shqetësuar më së shumti nga emocione si zemërimi, lidhja ose frika. Prandaj nëse dëshirojmë të vdesim mirë, duhet të mësojmë se si të jetojmë mirë: Duke shpresuar për një vdekje paqësore, duhet të kultivojmë paqen në mendjen tonë dhe në mënyrën tonë të jetesës.”