Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq ka refuzuar brutalisht dokumentin që iu dorëzua në tavolinë me një pikë ku kërkohej njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se është e vërtetë se një dokument i tillë u dorëzua në tavolinë, por që për Serbinë ishte e papranueshme për Serbinë.

“Është e vërtetë pati dokument me të gjitha këto propozime, pika 10, ishte në tryezën e negociatave, e cila, sipas informacionit që mora nga niveli më i lartë i delegacionit në Washington, u refuzua brutalisht”, tha Daçiq në TV Pink.

Ju pëlqen!

Daçiq gjithashtu e ka quajtur këtë një nevojë për unitet politik dhe shtetëror sepse sipas tij është shumë e rëndësishme që Serbia të jetë e qëndrueshme politikisht.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!