Qëllimi ynë është që të krijojmë pozitë sa më të volitshme në bisedimet për ardhmërinë e Kosovës dhe deri në fund të vitit të ulet numri i shteteve që kanë njohur Kosovën nën gjysmën e vendeve anëtare të OKB-së ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, shkruan “Politika” .

Shqiptarët që marrin pasaporte të Serbisë në ambasadat dhe konsullatat tonë nëpër botë janë tregues se ata janë qytetarë të Serbisë ka deklaruar ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq.

Daçiq ka shtuar se ata shqiptarë që pajisen me pasaporta serbe janë të vetmit nga të gjithë qytetarët e Kosovës që mund të udhëtojnë pa viza në 71 vende të botës.

Ju pëlqen!

„Kjo se ata kanë guxim që pasaportat të i nxjerrin në botën e jashtme dhe jo në Kosovë është çështje tjetër” ka thënë ai duke përkujtuar  se Kosova edhe më tutje është në pritje të liberalizimit të vizave.

Ministri Daçiq ja thënë se për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave që vlen për të gjithë Kosovën, të drejtë udhëtimi pa viza nuk kanë as qytetarët serb që kanë pasaporta që janë lëshuar nga administrata e koordinuar serbe për Kosovën.

Këto deklarata ai i ka bërë në mbledhjen në të cilën është shqyrtuar heqja e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të Paraguajit, Surinamit, Miamares, Republikës Domenikane, që u shndërrua në shqyrtim për Kosovën.

Si dihet këto vende kanë njoftuar se po shqyrtojnë vendimin e njohjes së Kosovës  përkatësisht kanë tërhequr njohjen dhe Serbia po i shpërblen me liberalizim të vizave, ndonëse në media ka pasur edhe informata se ato po “blihen” me dhurata edhe përfitime tjera. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.