Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të presë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj paralajmërimit se Kosova do të vazhdojë fushatën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Por ai ka thënë se nëse vërehet se Kosova po vazhdon fushatën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, atëherë Serbia do të rifillojë fushatën e çnjohjeve, ka deklaruar Daçiq për “TV Prva”.

Ai ka shtuar se dialogu duhet të vazhdojë, pasi nuk ka zgjidhje tjetër, por se ky dialog është i mbështetur në një dozë të madhe të mosbesimit. “Shtrohet pyetja nëse ka kuptim dialogu nëse Prishtina sillet në këtë mënyrë”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Serbia nuk ka besim në institucionet e BE-së dhe në qëllimet e disa shteteve që do të jenë të paanshme.

Ju pëlqen!

Ai ka shtuar se nuk e po mendon për zyrtarët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

“Nuk kam dëgjuar se ndonjëri ta ketë gjykuar deklaratën e Avdullah Hotit”, ka thënë Daçiq.

Lexo po ashtu:  Shqipëria si Kosova, po zbrazet/ Dalin shifrat shqetësuese, Emigracioni arriti vjet nivelin më të lartë të dekadës, ikin më shumë, kthehen më pak
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!