Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se Veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën udhëheqjen e Prishtinës dhe këtu merr fund çdo gjë.

Sipas Daciqit, cështja e Kosovës zgjidhet nëse bashkësia ndërkombëtare ‘pajtohen me zgjidhjen’.

“Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe kjo është fundi”, tha Daçiq në një deklaratë për transmetimin “Stav” të O2.TV, transmeton Gazeta Express.

Ju pëlqen!

Ai ka thënë se për këtë flet që një dekadë dhe e konsideron zgjidhjeve e vetme konkrete që nuk shkakton dëme.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet që çështja e Kosovës duhet të mbyllet si një problem që gjeneron paqëndrueshmëri të vazhdueshme, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet,” tha kreydiplomati serb.

Megjithatë, ai e pranon se problemi kyç është se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk pajtohen për këtë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!