Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se e kanë ndaluar përkohësisht fushatën e çnjohejeve për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se përkohësisht ka ndaluar fushatën kundër çnjohjeve të Kosovës dhe kjo është bërë për shkak se autoritetet kosovare janë zotuar që nuk do të aplikojnë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Daçiq në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka bërë të ditur se nëse Kosova nuk i përmbahet këtij zotimi, atëherë siç theksoi ai, Serbia do t’i kthehet fushatës, transmeton lajmi.net.

Ju pëlqen!

“Ne kemi ndalur përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës sepse Prishtina gjithashtu është zotuar se nuk do të zhvillojë një fushatë për njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne nuk besojmë se ata do t’i përmbahen asaj. Dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë nëse ato prishin marrëveshjen. Me këtë veprim, ne kemi ulur numrin e vendeve që e njohin Kosovën në më pak se gjysmën e anëtarëve të KB, dhe sot ata mund të marrin 92 vota nga 193 për ta në të mirë. Kjo është arsyeja pse është një gjemb i madh në anën e tyre”, u shpreh Daçiq.

I pyetur nëse është duke u përgatitur ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që mund të nënshkruhet në fund të vitit, Daçiq ka thënë se ende është larg arritjes së një marrëveshjeje të tillë.

“Ne jemi larg nga kjo. Askush nuk e di se çfarë duhet të shkruhet në marrëveshje, as nuk është diskutuar. Nëse do ta kuptoja saktë, do të diskutohet nga shtatori”, theksoi Daçiq, transmeton më tutje lajmi.net.

Ai përsëri në këtë intervistë e ka ritheksuar se, zgjidhja e vetme në mes të Kosovës dhe Serbisë është demarkacioni.

Mirëpo i pyetur se një gjë të tillë e kundërshton Gjermania, Daçiq ka thënë se kundërshtimi i Gjermanisë nuk duhet të ndikojë aspak.

“Fakti që Gjermania është kundër nuk duhet të ndikojë aspak tek ne. Delimitimi është e vetmja mundësi e mundshme dhe realiste. Nuk kërkon probleme shtesë, siç është zhvendosja e popullatës. Më lejoni t’ju kujtoj, të gjithë kundërshtuan njohjen e parakohshme të Kroacisë dhe Sllovenisë, kështu që Gjermania dhe Austria ishin të parat që e bënë këtë dhe i njohën”, theksoi Daçiq.

Por, Daçiq, është zotuar se Serbia do ta nënshkruajë çdo marrëveshje e cila është në interes të popullit serb si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Nëse është në interes të Serbisë dhe popullit të Kosovës, po”, u përgjigj Daçiq në pyetjen nëse do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje me Kosovën.

Por, sa i përket opozitës serbe, se a do ta mbështes një marrëveshje të tillë, Daçiq ka thënë se duke e ditur logjikën e opozitës serbe, asgjë nuk do të mbështesin.

“Opozita, çfarë është? Cila opozitë? Njëri bërtet “Kosova është e pavarur”, tjetra bërtet “asnjë rrugë në BE”, e treta “nuk ka mënyrë për të nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit”. Duke ditur logjikën e opozitës, ata nuk do të mbështesin asgjë që bën Vuçiq”, u përgjigj Daçiq.

Në këtë intervistë kreu i diplomacisë serbe ka folur edhe për krijimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.