Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të ndërhyjë në rast të një sulmi të armatosur ndaj serbëve në veri të Kosovës. Megjithatë, ka thënë ai, Serbia do të bëjë çdo gjë për ta ruajtur paqen.

“Situata e sigurisë në Kosovës është analizuar dhe sipas shkallës së rrezikut dhe situatës në terren, të gjitha njësitë e Ushtrisë Serbe që gjenden në atë rajon, janë vënë në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast të një sulmi ndaj serbëve të Kosovës”, – ka thënë Daçiç në një deklaratë të mëhershme për TV Insider.

Ai është pyetur nëse kjo do të thotë se Serbia ka gatishmëri për ndërhyrje ushtarake.

Ju pëlqen!

“Do të investojmë gjithçka për paqe, për vazhdimin e dialogut, por nëse ka sulm fizik, vrasje të serbëve, pogrom, dhe KFOR-i nuk dëshiron që të reagojë dhe të përmbushë mandatin sipas Rezolutës 1244, Serbia do të detyrohet që ta bëjë”, – ka thënë Daçiç duke shtuar se Serbia shpreson që situata nuk do të arrijë deri aty.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!