Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se bisedimet me Kosovën do të nisin posa të hiqet taksa.

Ai ka thënë se pret heqjen e tarifës kosovare për produktet serbe për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve.

“Po thonë se dialogun do ta vazhdojë vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ndodhë. Po presim të heqin taksën e pastaj të vazhdojmë bisedat”, ka thënë Daçiq.

Ju pëlqen!

Megjithëkëtë, ai ka thënë se në bisedimet me Kosovën kurrë nuk do të diskutohet njohja.

“Absolutisht nuk pajtohem me këtë dhe kurrë nuk do ta bëjmë (njohjen). Nëse do kompromis jemi të gatshëm për bisedime”, citohet të ketë thënë Daciq.

Sot në mëngjes, Dacic mohoi masakrën e Reçakut, ku ishin vrarë 30 gra e fëmijë në janarin e vitit 1999.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!