Për Iviça Daçiç-in, kryetarin e Partisë Socialiste Serbe (SPS), Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, ka luftuar me sukses dhe me vendosmëri për paqen dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë, në bisedimet e 18 gushtit në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Daçiç, përpos se ka bërë të ditur se partia të cilën ai drejton jep mbështetje të plotë delegacionit serb në bisedime, ka theksuar se shkaku i të gjitha probleme është sjellja dhe politika e palës kosovare, e cila sipas pretendimit të tij refuzon çdo kompromis dhe marrëveshje.

“Kemi nevojë për unitet politik në këto momente të vështira kur vendi dhe populli ynë kërcënohet nga lufta, dhe çdo abuzim politik me tema të ndryshme si përhapja e lajmeve të rreme për rritje të çmimeve, e çështja e paradës së krenarisë dëmtojnë interesat e vendit dhe popullit tonë”, ka thënë Daçiç.

Ju pëlqen!

“Partia ime jep mbështetje të plotë presidentit Vuçiç në këto ditë kur po merren vendime për interesat jetike të Serbisë, por edhe për interesat e popullit serb që jeton në Kosovë”

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.