Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka alarmuar për gjendjen në veri, atje ku dy komuna kanë hyrë në karantinë me urdhër të Serbisë.

E kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aktorit dhe shkrimtarit Çun Lajçi, i cili e ka kritikuar Veselin, për veprime të 21 viteve më parë.

“Na nuk e kemi harrua turrin tand e t’Hashimit, të ura e Ibrit, 99-tën, kur i ndalojshi shqiptarët mos me dalë andej, se tuteshit po mbeteni pa serb”, ka shkruar aktori.

Ju pëlqen!

Ai ka thënë se nuk i kursen kritikat as ndaj kryeministrit Albin Kurti, por sipas tij, nuk është faji i tij për veriun.

“S’ke nevojë me e ndërsy djalin, se s’asht faji i tij, për 50 ditë! Por faji Yt e i Hashimit që nga ajo dita e ’99-tës”, ka shkruar Lajçi në një postim në Facebook.

Postimi i Lajçit në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Kadri burri!

E di se nuk keni kohë me lexua, çka shkruejmë ne artistët- shkrimtarë, se jemi t’vegjël, por megjithate po t’tregoj, se ditë ma parë shkrova fortë mirë për burrninë tande ( e dorën ta dhashë ) që s’pranove me hi n’qeveri me këta dy komandantat tjerë, që menxi priten me i shkua n’konak Isa Begut.

Por, tani t’pashë në nji konferencë për gazetarë, dhe m’u duke i alarmuar, për Veriun e Mitrovicës, e s’po muj pa t’thanë: Qyshë s’u alarmove qeshtu që 20 vjet, kur e kishe pushtetin n’Kuvend, e shokun e luftës President!

Ti sot, a deshte me i tutë gratë, a Kurtin?

Nëse je Luli, thirre Gjarpnin e msyjani, e mos i tmero pleqtë!

Se na nuk e kemi harrua turrin tand e t’Hashimit, të ura e Ibrit, 99-tën, kur i ndalojshi shqiptarët mos me dalë andej, se tuteshit po mbeteni pa serb!

S’po rrejë,as Kurtin s’po ta kursej, por n’internete i keni xhirimet!

Tash, s’ke nevojë me e ndërsy djalin, se s’asht faji i tij, për 50 ditë! Por faji Yt e i Hashimit që nga ajo dita e ’99-tës!

Prit, t’kaloi mortaja, se mjektë kurkund n’botë nuk ndalohen. Bile, asht dro me t’u idhnua ky far Grenelli, n’kryet e t’cilit po betoheni, kur ta merr vesh çka the!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!