Në një shtet të ri, të çarë nga partitë dhe nga interesat vetjake, siç ka qenë Shqipëria gjer dje, ministra dhe poltikanë janë ngritur dhe kanë rënë, janë dukur dhe janë zhdukur.

Vendet, punët rrogët, kurdoherë të tundura, s’kanë qëndruar shumë kohë me persona të caktuara. Sot njëri, nesër tjetri, një lëvizje dhe një ndrrim i papushuar kanë prurë kurdoherë përpara perdes fytyra të ra.

Po në këtë fluturim të çuditshëm që mund të shëmbëllehet vetëm me Meksikun dhe me republikta e tjera të Amerikës së Mesme, një grusht njerëzish kanë mundur të mbajnë e të shtojnë rrogët e tyre dhe të rrinë të patundur në mes të fortunave. Këta njerëz janë të vetëquajturit “ekspertë”.

Ju pëlqen!

Shqiptarë dhe “ekspertë”! Po “ekspertë” në ç’degë?

Në të gjithë degët e botës – dhe në ca të tjera, përveç të gjithave. […] Çudia është se këta njerëz, të kapur njëqind herë në lajthime qesharake ose të dëmshme, nuk u tronditën aspak nga vendi, kurse ata që u zbuluan lajthimat, u shtrënguan të hiqen.

Me të ardhur të Monarqisë, Shqipëria shikoi ndryshime në gjithë faqet e shtetit: po “ekspertët” janë në vend të tyre, më të patundur se Dajti, më të fortë se Tomorri.

Faik Konica: Ekspertët, Vepra II

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.