Kjo pyetje lind natyrshëm pasi idesë në fjalë që u trumbetua me kaq shumë bujë i ka humbur nami si spata pa bisht.

Të gjitha takimet e bëra që në nisjen e saj, u propaganduan me të madhe, në Tiranë erdhën Vuciç dhe Zaev me Gjukanoviçin, u premtua liri lëvizjeje, 1.2 miliardë euro, bashkëpumim, tregëti etj.. Por asgjë nuk duket se ka lëvizur nga vendi. Përveç kësaj ka një heshtje të pashpjegueshme në Tiranë rreth kësaj ideje, ndërkohë që nëse bashkëpunimi rajonal i shërben integrimit europian, aktorëve në lojë do t’u interesonte që ta mbanin gjallë nismën e Minishengenit.

E sigurtë është se njësoj si me skenarin e ndarjes së Kosovës, diçka e ka ndalur projektin, e ka shfryrë entuziazmin e nismëtarëve, ndqërkohë që vihet re një rigjallërim i angazhimit amerikan për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Por pas këtij angazhimi, kundër të cilit nuk ka dalë kush ndonjëherë, nuk qëndron Minishengeni me të cilën “Tirana zyrtare bindi Serbinë të ulej në tryezë me Kosovën pa kushte”, por SHBA dhe nevoja për të zgjidhur një konflikt që zgjidhet vetëm në rrugë dypalëshe. Ka modele ndërkombëtare të njohura në këtë drejtim: konflikti izraelito-palestinez nuk u kontekstualizua dot si një konflikt arabo-palestinez, sikundër kriza greko-maqedone, nuk u zgjidh në kuadër të një formati shumëpalësh.

Ju pëlqen!

Edhe një përballje shumë më e ngushtë, ajo slloveno-kroate për gjirin e Piranjës, u zgjidh me ndërmjetësim nga BE, por jo në ansambël shtetesh që në emër të së ardhmes bëjnë sikur nuk I shohin problemet. Në këtë kuptim angazhimi amerikan është për dialogun dhe jo për legjitimimin e një nisme enigmatike si Minishengeni që mbrohet vetëm në Tiranë nga pushteti dhe mediat pranë tij.

Nuk ka asnjë shenjë se këtë projekt e mbrojnë BE dhe SHBA, amerikanët dhe gjermanët. Le të kujtojmë të gjithë sesi edhe paketa antishpifje u deklarua si konform BE-së, kur sot një zyrtare e BE-së tha të kundërtën. Puna më e mirë që mund të bëhet është të bojkotohen mediat e pushtetit që po bëjnë çmos të shpifin, por qameti arrijnë vetëm te gënjeshtrat e përditshme një përdorimshe.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!