PASQYRA
Ç’të thuash o mik i dashur,
ne jem fajtorë vetë,
që rrimë në tryezë të mardhur,
me një kupë rake e një qepë.
Që fjalët i zbrazëm të gjitha,
siç zbrazen pjatat me gjellë të varfër,
dhe heshtim si dy uritha,
të dalë mbi arën e lagët.
Ç’të thush o mik, i ngratë,
ne jemi fajtorë të vetes,
për heshtjen e tryezës së thatë,
kësaj pasqyre të jetës.
Ju pëlqen!
Të lënë si dele të qethur me gërshërë,
gërshërë të vjetër krejt të pamprehur!
ç’tund kokën o mik zemërgjërë?
kjo s’është aspak për të qeshur…!
Dritëro Agolli