Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka zbuluar emrat e lojtarëve që ai beson se mund të jenë pasardhësit e tij.

Ronaldo, i cili është 36 vjeç dhe karriera e tij po përfundon, ndau me gazetarët mendimin se kush mund ta zëvendësojë atë, shkruan SC Sport.

“Eshtë e vështirë të tregosh gishtin vetëm tek një lojtar. Eshtë emocionuese të shikosh ardhjen e brezit të ri. Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë ata që po vijnë dhe janë fantastikë. Disa lojtarë mund të kenë një ose dy sezone të shkëlqyera, por më të mëdhenjtë janë të aftë për të mbajtur një nivel të lartë e të fortë dhe kjo kërkon shumë përpjekje dhe punë”, tha Ronaldo.

Ju pëlqen!

Portugezi shpreson që ai të mbahet mend si një lojtar i shkëlqyeshëm, për të cilin nuk ka dyshim.

“Shpresoj se të më kujtojë i një lojtar të shkëlqyeshëm, si dikë që ka punuar shumë dhe gjithmonë ka bërë çmos për të ndihmuar ekipin. Unë mendoj se e meritoj një vend në histori,” përfundoi Ronaldo i madh.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.