Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventus.

Diario Gol raporton se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventus, me PSG dhe Manchester Unitedin si opsionet e mundshme për t’u transferuar.

Bëhet e ditur nga Ronaldo ka një ofertë nga kampionët e Ligue 1, PSG, të cilët dëshirojnë portugezin si partner të Kylian Mbappe.

Ndoshta ju pëlqen!

Ronaldo gjithashtu ka marrë një propozim nga ish klubi i tij, Manchester United, dhe 35 vjeçari do të dëshironte t’i kthente ditët e lavdisë në ‘Old Trafford’, megjithëse kjo varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez te Juventus është transferuar në vitin 2018 nga Real Madrid.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!