Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej ilaçeve që ka funksionuar në trajtimin e Covid-19, Remdesivir, duke mos lënë asnjë shishe për Europën dhe pjesën tjetër të botës.

Ekspertët e fushës janë alarmuar nga veprimi i njëanshëm i SHBA-së. “Ata kanë qasjen më të madhe të furnizimit me ilaçin Remdesivir, kështu që nuk ka asgjë për Europën,” tha Dr Andrew Hill, studiues në Universitetin e Liverpool.

Remdesivir është ilaçi i parë i aprovuar nga autoritetet shëndetësore se mund të kurojë, jo parandalojë, koronavirusin, i cili shkakton Covid-19. Dozat e para të prodhuara nga kompania Gilead, 140,000 të tilla, u shitën. Administrata e Trump ka blerë 500,000 doza, që përbëjnë të gjithë prodhimin e Gilead për muajin korrik dhe 90% për gushtin dhe shtatorin.

Ju pëlqen!

“Presidenti Trump ka arritur një marrëveshje të madhe për të siguruar që amerikanët të kenë qasje në ilaçin e parë të autorizuar për të kuruar Covid-19”, tha sekretari i Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore, Aleks Azar. “Ne duam të sigurohemi që çdo pacient amerikan që ka nevojë për Remdesivir, të mund ta marrë atë.”

Ilaçi, i cili shkurton kohën që pacientët kalojnë në spital të infektuar, u prodhua fillimisht për trajtimin e Ebolës, por nuk funksionoi. Remdesivir është patentë e Gilead, që do të thotë se asnjë kompani tjetër nuk mund ta prodhojë. Kostoja për trajtim, që përbëhet nga gjashtë doza, kushton rreth 3,200 dollarë, sipas deklaratës së qeverisë amerikane.

Kompania ka njoftuar se ka hyrë në marrëveshje me prodhuesit në të gjithë botën për ta vënë ilaçin në dispozicion me një “kosto më të ulët” në vendet në zhvillim.

Burimi: The Guardian, CNBC

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!