LONDON, ENGLAND - OCTOBER 13: Robert De Niro attends "The Irishman" International Premiere and Closing Gala during the 63rd BFI London Film Festival at the Odeon Luxe Leicester Square on October 13, 2019 in London, England. (Photo by Gareth Cattermole/Getty Images for BFI)
 

Financat e legjendës së Hollivudit, Robert de Niro, kanë marrë një goditje të rëndë këtë vit, pretendojnë përfaqësuesit e tij, sipas të cilëve, do të jetë me fat nëse do të realizojë 7,5 milionë dollarë fitime këtë vit.

76-vjeçari është përfshirë në një betejë ligjore me bashkëshorten Grace Hightower, 65 vjeç, e cila kërkon të përfitojë sa më shumë nga pasuria e aktorit, e vlerësuar mbi 500 milionë dollarë. Çifti konfirmoi ndarjen në nëntor 2018, pas 21 vitesh martesë. Përveç të ardhurave nga aktrimi, De Niro ka edhe një “perandori” të vërtetë biznesesh, si pasuri të patundshme dhe 41 restorante e 18 hotele në të gjithë botën. Por përfaqësuesit e tij ligjorë argumentuan në gjykatë se aktori ka pësuar humbje prej më shumë se 4 milionë dollarë në maj për shkak të Covid-19, madje disa nga bizneset kanë marrë 14 hua nga programi federal, me vlerë 28 milionë $. Ndërsa nga filmi “The Irishman”, De Niro pritet të marrë vetëm 2,5 milionë $ të ardhura në vitin 2020 dhe 2021.

Aktori u thërrit në gjykatë pasi, për të minimizuar shpenzimet, vendosi të përgjysmojë limitin e kartës së kreditit të ish-bashkëshortes, nga 100 mijë dollarë në 50 mijë dollarë në muaj.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!