30 mjekë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë në kuadër të situatës alarmante të Covid-19. Mësohet se ata do të nisen sot në orën 16:00 nga Tirana për në Bergamo, ku do të qendrojnë për një muaj.

Sakaq, bëhet me dije se mjekët do të ndihmojnë rajonin e Lombardisë për përballimin e situatës dhe do të paguhen nga qeveria shqiptare.

Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.