Italia njoftoi të enjten se ka mbyllur kufijtë për Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në Twitter, ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza, tha: “Serbia, Mali i Zi dhe Kosova janë futur në listën e vendeve në rrezik. Atyre që kanë qenë atje në 14 ditët e kaluara, u ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit në Itali”. 

“Në botë, epidemia është në fazën më të vështirë. Kujdesi maksimal është i nevojshëm për të ruajtur përparimin e bërë deri më tani”, shkroi ministri Speranza në Twitter.

Ju pëlqen!

Në kulmin e pandemisë së koronavirusit në mars dhe prill, Italia ka qenë epiqendër e infeksionit.

Këtë javë, edhe Austria ka ndaluar fluturimet për dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!