Rasti i një studimi të publikuar së fundmi në Kanada ngre edhe njëherë shqetësimin e konkluzioneve të nxituara lidhur me SARS-Cov-2, virusi që prej më shumë se një viti qarkullon në botë, por ende nuk njihet plotësisht nga shkencëtarët. Një grup studiuesish dolën në përfundimun se kolkikina (colchicine), një ilaç që përdoret për trajtimin e inflamacionit të shkaktuar nga artriti mund të reduktojë nevojën për spital të pacientëve Covid-19. Konkluzionet e studimit u bënë publike me anë të një deklarate për shtyp.

Por një grup tjetër ekspertësh tha se të dhënat ishin të pamjaftueshme për të çuar në konkluzione dhe theksuan nevojën e rishikimit të studimeve nga të tjerë studiues, për një përfundim më të besueshëm.

Në njoftimin për shtyp të publikuar të premten, Instituti i Zemrës në Montreal tha se shkalla e shtrimit në spital ose vdekja ishte 21% më e ulët midis pacientëve që morën kolikikinë në krahasim me ata që morën thjesht placebo. Në studim janë regjistruar 4 488 pacientë.

Ju pëlqen!

Në njoftimin për shtyp thuhej se këto rezultate nuk ishin statistikisht të rëndësishme, megjithëse numrat ishin të përafërt. Kur studiuesit përjashtuan 329 pacientë të cilët u diagnostikuan me Covid-19 bazuar në kontakte familjare ose simptoma klinike, por që nuk kishin teste pozitive PCR, u vu re një ulje prej 25% e shtrimit në spital dhe ulje thelbësore e nevojës për ventilim mekanik.

Ekspertët e jashtëm i shohin ato rezultate si më pak të besueshme sepse testi nuk e përmbushi qëllimin e tij kryesor. Ata gjithashtu ranë dakord që numri i pacientëve që kishin nevojë për ventilim mekanik ose që vdiqën ka të ngjarë të jetë i vogël, çka e bën akoma më të vështirë nxjerrjen e përfundimeve të prera.

Testet COLCORONA, në funksion të studimit u financuan nga qeveritë dhe filantropët, duke përfshirë qeverinë e Quebec; Institutin Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut në ShBA; filantropen Sophie Desmarais; dhe Covid-19 Theceleics Accelerator, pas të cilit qëndrojnë Bill & Melinda Gates Foundation, Wellcome dhe Mastercard.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.