Shqipëria me biçikletë. Zbulimi i “Rrugës së Çiklizmit të UNESCO-s”: 1085 kilometra, katër vende të UNESCO-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit të udhëtimit me biçikletë në një nga vendet më të paeksloruara dhe më pak të njohura në Evropë, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në viaggi.corriere.it .

Shqipëria me biçikletë

1085 kilometra, 4 vende të Unesco-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të zbuluar një nga vendet më pak të njohura të Europës, Shqipërinë.

Shqipëria me biçikletë: Itineraret më të bukura

Me biçikletë udhëton, pa nxitim, mes zonave te paeksploruara ku majat, luginat, vreshtat dhe fshatrat e lashta në shpatet e maleve ndjekin njëri-tjetrin, por edhe manastiret e kështjellat me pamje nga deti dhe qytetet historike, ku koha duket se ka ndalur dhe ritmet janë ato të së shkuarës.

Nga Tirana dy javë aventurë

Një aventurë që fillon dhe mbaron në të njëjtin vend, në Tiranë, kryeqytetin e zhurmshëm të Tokës së Shqiponjave. Dy javë udhëtim, përgjatë pjesës jugore të Shqipërisë deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, përgjatë brigjeve të liqenit më të vjetër dhe më të thellë në kontinentin e vjetër, dhe më pas përgjatë brigjeve të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosës, i cili pritet të bëhet një park kombëtar.

Dhe më pas, sërish, në qytetet me një histori mijëravjeçare të përfshira në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vende arkeologjike të paçmueshme, plazhe të pacenuara, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.

Udhëtimi u rekomandua gjithashtu nga “The New York Times”: Rruga e Çiklizmit të UNESCO-s është në listën e 52 destinacioneve që nuk duhen humbur në 2023.

Një mundësi unike për t’u larguar këtë pranverë, ose në fillim dhe në fund të verës, në një nga territoret e fundit të paeksploruara dhe autentike në Evropë.

Një udhëtim i ngadaltë me biçikletë, mes fshatrave me shpirt të lashtë, manastire me pamje nga deti, fshatra të gurtë dhe mikpritje të kohëve të hershme.