Antonio Conte i lumtur që pa Interin të dërgojë një mesazh të qëndrueshmërisë, në fitoren 0-4 në udhëtim te Spal.
Inter dominoi Spalin, duke bërë një paraqitje të mirë që u kishte munguar ‘Zikaltërve’ në muajt e fundit.
“Gjëja e rëndësishme për ne ishte të dërgojmë një sinjal të qëndrueshmërisë, besimit tonë, urisë dhe vendosmërisë, sepse këto ndeshje në letër mund të duken të lehta, por ne e dimë se nuk ka asgjë të lehtë”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.
“Spal ishin kundërshtarë të vështirë. Ne donim të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve, të poziconohemi sërish në vendin e dytë dhe të afrohemi me ata që janë para nesh, edhe nëse ata janë akoma larg”.
Me fitoren kundër Spal, Inter numëron 71 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me gjashtë pikë më pak se Juventus, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit.