Coca-Cola tha të enjten se do të shkurtojë 2,200 vende pune si pjesë e një ristrukturimi ndërsa përgatitet për një treg më të mirë pas-pandemisë në 2021 pas rënies së shitjeve të këtij viti.

Zvogëlimi, i fundit nga një kompani e madhe amerikane mes pandemisë, do të ndikojë rreth 2.6% të fuqisë punëtore globale të Coca-Cola dhe do të eleminojë 1,200 vende pune në SHBA, tha një zëdhënës i kompanisë.

“Puna jonë transformuese ishte në zhvillim e sipër përpara pandemisë,” tha ai. “Pandemia nuk ishte një shkak për këto ndryshime, por ka qenë një katalizator që kompania të lëvizë më shpejt.”

Masa vjen pas njoftimit nga Coca-Cola në gusht të planeve për të modernizuar operacionet, duke zbritur në 9 njësi nga 17 ndërsa zhvendos stafin në një përpjekje për të promovuar markat e saj më premtuese.

Kompanitë e tjera të mëdha amerikane gjithashtu kanë njoftuar shkurtime të konsiderueshme të vendeve të punës në javët e fundit duke përfshirë siguruesin Allstate, gjigantin e naftës ExxonMobil, American Airlines dhe United Airlines.