CNN i ka kushtuar një artikull vendeve që mund të vizitohen në Evropë dhe për të cilat nuk flitet apo nuk rekomandohen shpesh. Në mesin e kësaj liste, CNN ka renditur dhe Kosovën.

“Sigurisht, sjell shumë gëzim të gjendesh duke pirë ekspres jashtë një kafeneje pariziene ose duke ngrënë tapas në zemër të Barcelonës.

Por Evropa është gjithashtu plot me vende të mrekullueshme, të nënvlerësuara.

Ju pëlqen!

Pavarësisht nëse dëshironi të vizitoni qytete historike, të lëna larg vëmendjes, ose vargmalet e egra ku shkelin pak turistë, janë 21 destinacione evropiane të nënvlerësuara që me siguri do të bëjnë të nidheni mirë po t’i vizotoni.

Prishtinë, Kosovë

Ballkani ka kaq shumë vende për të rekomanduar, nga ishujt e egër përgjatë bregdetit dalmat deri tek vargmalet e tij malore për udhëtime sfiduese.

Dhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.

Prishtina ka një kulturë të lulëzuar të kafeneve, ndërsa, pishina e madhe në parkun e Gërmisë është një vend shumë i mierë për gjatë verës”, thuhet në shkrimin e CNN.

Foto nga qendra e Pejës - MekuliPress
Foto nga qendra e Pejës – MekuliPress
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!