“Kshu në Rome gjeta Hasan Prishtinen i cili më presantoj me Gabriele Danuncion qi kishte nji apartament komplet në grand hotel. Shumë net përallore kam kalue dhe una në appartamentin e Danuncios aty u mblidhshin grat ma te bukra të Romës, aristokracia dhe gllishin deri ora katër të mengjesit.
A. Zogu vjenë nji ditë me më ban nji vizit në hotelin tim më gjeti ne gjumë sado qi ishte ba ora 12. Më lajmëruen zbrita në sallë dhe e takova, si flenë kaq shumë më tha ? Ju gjegja se kishe kalue natën ke Danunzio deri ora 4 të mengjesit, “dhe una i kam thane Hasanit të më presentoj ke Danunzio por nuk e kuptoj se perse nuk ka dasht me më prezantue” tha Zogu. Danunzio kishte mësue kto fjalë shqip “Roft Shqipnia e madhe me Kosoven”.
Rexhep JELLA, “Ç’kam kalue nga duert e mija edhe ç’kam pa me sytë e mij”, kujtime, dorëshkrim, 1918-1920.
(Marrë nga Arkivi Digjital Shqiptar)
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.