Tenori i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Ramë Lahaj ka reaguar sot përmes një statusi në facebook duke shprehur urimet e tij për zgjedhjet e djeshme dhe njëkohësisht duke shpresuar në ndryshimin që pritet të ndodhë në vendin tonë.

Ndër të tjera ai shpreson që ky mobilizim i qytetarëve të sjell rezultate e mbi të gjitha të ndëshkojë të gjithë ata kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre.

“ Urime ndryshimi që e deshëm të gjithë!

Ju pëlqen!

Çka më gëzon tej mase, është forca dhe mobilizimi qytetar për t’i ndëshkuar të gjithë kaubojtë e kapadaitë që sillen si pronarë institucionesh e jo si udhëheqës të tyre, për të mirën e qytetarit dhe kombit.

Një falenderim i veçantë për mergaten tonë të mrekullueshme që gjithmonë dhe çdo kohë tregon se është pjesa më e rëndësishme e kombit, duke e dhënë kontributin më të madh në luftë e paqe.

Gëzuar të gjithëve e na priftë e mbara”, ka shkruar Lahaj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.