Arkeologët në Norvegji njoftuan sot se kanë gjetur një mbishkrim runik që sipas tyre është më i vjetri në botë dhe ndoshta është deri në 2000 vjet.

Guri i sheshtë katror ka të gdhendura “shkarravitje” mbi të, të cilat mund të jenë shembulli më i hershëm i fjalëve të regjistruara në Skandinavi, tha Muzeu i Historisë Kulturore të Oslos, duke shtuar se bëhet fjalë për një nga mbishkrimet më të vjetra runike.

“Ky zbulim na jep një pasqyrë të përdorimit të runave në epokën e hershme të hekurit. Kjo mund të jetë një nga përpjekjet e para për të përdorur runat në Norvegji dhe Skandinavi në gur”, tha profesori i Universitetit të Oslos, Kristen Zillmer.

Ju pëlqen!

Runat janë zbuluar më parë në objekte të tjera, por jo në gur, dhe regjistrimi më i vjetër runik i gjetur në Danimarkë është në një krehër kockash.

Guri i runës u zbulua në vjeshtën e vitit 2021 gjatë gërmimit të një varri në Tirifjord, afër Oslos, në një rajon të njohur për vendet e tij monumentale arkeologjike.

Guri i gdhendur në rune do të ekspozohet për një muaj në Muzeun e Historisë Kulturore, i cili ka koleksionin më të madh të objekteve historike të Norvegjisë nga epoka e gurit deri në epokën moderne.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!