“Pasqyrë moj pasqyrë, më thuaj një gjë! Cila është më e bukura?” – pyeste njerka e Borëbardhës duke parë veten në kristalin e famshëm. Shquhej për mendjemadhësi dhe narçizizëm, por kishte pak vetëvlerësim.

Përkundrazi nga ajo që besojmë nuk janë dy anë të të njëjtës monedhë. Narçizët ndihen superiorë, por nuk janë të kënaqur me veten, – sqaron Eddie Brummelman, kërkues në Universitetin e Amsterdamit.

Objektivi kryesor i njerëzve mendjemëdhenj dhe të vetëkënaqur është të mos vendosin marrëdhënie të ngushta, por t’u tregojnë të tjerëve epërsinë dhe kun ndihen të admiruar hyjnë në një gjendje ekstaze dhe përforcojnë fodullëkun e tyre. Por nëse nuk zgjojnë këtë admirim që besojnë se e meritojnë, zemërohen dhe madje bëhen agresivë.

Përkundrazi ata që e dashurojnë vetëvlerësimin ndihen të guximshëm dhe të kënaqur, asnjëherë mbi askënd dhe vendosin marrëdhënie të barabarta. Individët që jetojnë të verbër nga fodullëku ia përsëritn vetes një mesazh: “Jam i pabesueshëm, jam më i mirë, jam superior”. Një mënyrë të menduari që nëse e analizojmë mirë nuk është edhe aq e jashtëzakonshme, sepse nëse e pranojmë ose jo, të gjithë e eksperimentojmë më shumë se një herë në jetë.

Për të mos shkuar më larg; 80% e shoferëve janë të bindur se drejtojnë automjetin më mirë se mesatarja, çka matematikisht është e pamundur. Psikologët e quajnë iluzion i superioritetit dhe është një paragjykim konjitiv me bazë neurokimike, ashtu siç rrëfen së fundmi Makiko Yamada, shkencëtare e programit të neuroimazheve molekulare në Japoni.

Shkencëtarja japoneze e vendos iluzionin e superioritetit mes dy pikave strategjike të trurit; korteksit frontal që proceson ndjesitë e unit dhe qendra e strijuar, qendra e trurit për shpërblimet. Imazhet e vetes sonë varen nga se si është rruga që lidh dy zonat cerebrale, një autostradë nervore që merr emrin qarku frontal i strijuar.

Vihet re se ata që vlerësohen pozitivisht kanë pak trafik në këtë zonë. Megjithatë rruga është e ndërlikuar për ata që shohin me sy të keq, deri në atë pikë saqë mund të bien në depresion. Me fjalë të tjera, sa më pak të jenë të lidhura këto qendra cerebrale, më e lehtë është që të ndihemi superiorë në diçka ose në gjithçka.

Yamada thotë se iluzioni i superioritetit është shumë i ngulitur tek ne dhe ka qenë një pjesë kyç në evoluimin njerëzor sepse na ndihmon të kemi shpresë në të ardhmen. Me një sjellje optimiste për aftësitë tona ndihemi më të motivuar për të arritur objektivat. Përgatitemi më mirë për sfidat e së ardhmes.

Vlerësimi me dashamirësi, edhe pse jo objektiv,  është përfitim për shëndetin mendor. Ndryshe është arroganca ekstreme që lidhet me një defekt në tru. Konkretisht një reduktim i materies gri në pjesën e përparme të majtë, një zonë e korteksit cerebral që luan një rol kyç në vetëndërgjegjësimin dhe në aftësitë sociale.

Për të mbërritur në këtë përfundim shkencëtarët nga Universiteti i Berlinit mblodhën 17 individë të shëndetshëm dhe po kaq pacientë të diagnostikuar me një çrregullim të personalitetit narçizist; njerëz që kanë një ndjenjë madhështie të aftësive të tyre dhe patologjike e humbin aftësinë të shohin përmes syve të të tjerëve. Skaneri tregoi se numri i trupave neurale në qendrën  cerebrale të empatisë ishin më poshtë se normalja tek pacientët.

Por jo vetëm këtu; kishin më pak neurone në korteksin që merr vendime, në korteksin prefrontal të lidhur me aftësinë e reflektimit mbi përvojat emocionale të veta dhe të të tjerëve. Të jetosh duke parë të tjerët rrit tensionin arterial dhe stresin kronik, vë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

Madje të transferosh linjën e të paturit besim tek vetja dhe t’i japësh më shumë rëndësi asaj kushton shtrenjtë në terrenin profesional dhe çon në humbjen e produktivitetit. Nënpunësit dhe shefat fodullë ia fajësojnë dështimin sipërmarrjeve, jo sepse nuk janë socialë, porse arroganca u ka dalë nga duart dhe varet nga aftësi të ulura konjitive dhe humbje të rendimentit. /bota.al