Kolonializëm është atëherë kur mbretëritë apo shtetet pushtojnë, kontrollojnë dhe shfrytëzojnë një hapsirë (një vend a një shtet) që është jashtë territorit (hapsirës) të tyre juridik e kushtetues. Këto vende, shtete apo zona të reja quhen koloni. Ata që vendosin e fitojnë koloni, quhen fuqi koloniale, shkruan MekuliPress.

Kolonializmi ndryshon nga kolonizimi. Kolonizimi është kur grupe njerëzish lëvizin vullnetarisht, ose me nismën e një grupi tjetër, për t’u angazhuar në bujqësi apo tregti. Kolonializmi ndërkaq ka të bëjë me mbretëri ose shtete që krijojnë koloni që qeverisin dhe shfrytëzojnë resurset natyrore, ekonomike, sociale dhe si dhe burimet njerëzore të një vendi të huaj për interesa të vendit të tyre ose të kompanive të tyre.

Në vitin 1960, OKB-ja vendosi që kolonitë të fitojnë lirinë e tyre dhe ndaloj të krijoheshin koloni të reja. Kjo është pjesë e procesit të quajtur dekolonizim. /MekuliPress/

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.