Ju duket e vështirë ti kuptoni ndjenjat që keni ndaj mikut tuaj? Turbullimi se një person i caktuar po bëhet më shumë se mik, apo është thjeshtë një ndjenjë? Ky artikull ju ndihmon ta kuptoni se çka nënkupton dashuria platonike dhe si të arrini miqësi të forta pa hutimin e ndjenjave ose pa e vështirësuar marrdhënien miqësore me mikun tuaj.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

1. Kuptojeni dallimin mes dashurisë reale dhe dashurisë platonike

Dashuria është një lidhje emocionale me një person të veçantë, e cila shprehet përmes veprimeve, kujdesit dhe dhembshurisë. Për shembull, një nënë dhe vajza e saj kanë dashuri familiare. Partnerët kanë dashuri romantike.

• Dashuria mes miqve është dashuri platonike. Dashuria platonike përshkruhet si një marrëdhënie e cila është plotësisht shpirtërore dhe jo fizike. Nëse një djal dhe një vajzë rrin bashkë gjatë gjithë kohës, por nuk janë të dashur, ata do të mund ta përshkruanin marrëdhënien e tyre si platonike

Ju pëlqen!


2. Mendoj ndjenjat që i ke për atë person

Lexo po ashtu:  Shqiptari nga Kosova lë Amerikën për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arrën më të kërkuar në botë: Mbështetje e madhe nga banorët, por jo nga shteti

A mendon për të në mënyrë romantike apo erotike? Ndjenjat si këto të sygjerojnë se ti mund të kesh dashuri të ndryshme për atë person. Nëse nuk ke ndjenja të forta për të, por vetëm dëshiron të rrish me të, sipas të gjitha gjasave ju keni dashuri platonike per të.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


3. Mos e merrni dashurinë tuaj si diçka më tepër

Njëri ndër ngatërrimet më të zakonshme ndodh atëherë kur njerëzit, tërheqjen ndaj një miku e marrin si diçka më të thellë. Qoftë me vetëdije ose pa vetëdije, është shumë e lehtë të ngatërrohen ndjenjat e dashurisë.


4. Kuptoje sa e fortë mund të jetë dashuria platonike
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Është plotësisht normale që njerëzit të përjetojnë ndjenja të forta për ata që u interesojnë, pa qenë dashuria e tyre për ta, dashuri romantike. Shumë ngjashëm me dashurinë e vërtetë, dashuria platonike krijon tërheqje të fuqishme mes njerëzve.

5. Mendojeni se çka nënkupton ideja e juaj për miqësi

Lexo po ashtu:  - Nuk mbijetojnë qënjet më të forta dhe as ato më inteligjentet. Mbijetojnë ato që janë më të adaptueshme ndaj ndryshimeve.

A i konsideroni të njohurit miqë apo keni nevojë për njohuri të thellë për dikë, para se ta kategorizoni si mik? Për të identifikuar llojin e dashurisë, ju fillimisht duhet ta bëni krahasime se cilat janë rregullat e juaja për dashurin platonike? /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!